Do të asfaltohet rruga Tetovë-Kodra e Diellit, paralajmërim për ndërprerje në komunikacion


Komunikacioni i automjeteve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit do të jetë në ndërprerje, përveç të dielave dhe festave.

Siç informojnë nga “Rrugët e Maqedonisë” në rrugën rajonale R – 29275 dega Tetovë – Kodra e Diellit dhe dega Shipkovicë – Brodec – Veshallë, për shkak të punëve ndërtimore (asfaltim) në 30 ditët e ardhshme trafiku do të ndërpritet nga ora 08.30 deri në ora 16.30 çdo ditë, përveç të dielave dhe festave. Sipas autoriteteve tashmë është vendosur sinjalizimi i duhur i trafikut në vendin e punës.

Baby Boo