Djegia e spitalit modular në Tetovë, raporti gjerman në duart e prokurorëve vendas


Raporti i eksperteve gjerman për djegien e spitalit modular në qytetin e Tetovës gjatë ditës së sotme, i përkthyer në gjuhën maqedonase ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë. I nijeti është duke u shqyrtuar nga 5 prokurorë, gjegjësisht po shqyrtohet nëse faktet dhe argumentet në raport përputhen me ato që hetuesit vendas kanë mbledhur në terren.

Nga PThP-Tetovë nuk japin më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e këtij raporti por e konfirmojnë se i njëjti i përkthyer tashmë është në duart e tyre, gjatë ditëve në vazhdim nga ana e Prokurorisë pritet të shihet nëse do të ketë edhe përgjegjësi penale ndaj personave që kanë qenë përgjegjës për spitalin modularë në Tetovë.

Raporti i ekspertëve gjermanë në Maqedoninë e Veriut arriti para një jave, ndërsa i njëjti përbëhet prej 7 fletëve. Ndryshe, spitali modular në Tetovë u kaplua nga flakët me 8 shtator të vitit 2021, ndërsa si pasojë e zjarrit jetën e humbën 14 pacientë, kurse 12 të tjerë mbetën të lënduar.

Baby Boo