Në mënyrë il*egale punësuan 87 shtetas të huaj, dy punëtorë të Agjencisë së Punësimit dë*mtuan buxhetin shtetëror për 593 mijë denarë


Njësiti për kr*im ekonomik dhe kompjuteristikë në kuadër të SPB Shkup ka parashtruar kallëzim pe*nal kundër N.M.(48) nga Shkupi dhe V.Z.(60) nga Shkupi, të dy të punësuar në Agjencinë për Punësim, për shkak të ekzistimit të dy*shimit se kanë kryer veprën pe*nale – ke*qpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare të nenit 353 të Kodit Pe*nal.

“Të de*noncuarit, gjatë periudhës 20.11.2020 deri 22.01.2021, në kundërshtim me nenin 13 të Ligjit për punësim dhe punë të të huajve, kanë përgatitur dhe kanë dhënë 14 formularë për paraqitjen në punë të të huajve në territorin e Maqedonisë së Veriut te personi fizik, me çka kanë legalizuar qëndrim ilegal dhe punë për 87 persona shtetas të huaj, pa marrë leje për qëndrim të përkohshëm legal për punë të një të huaji dhe pa bërë punësim sipas rregullores ligjore në përputhje me Ligjin për punë. Në këtë mënyrë kanë mundësuar që personi fizik t’i ikë pagesës për dhënien e kontributeve për sigurim social në vlerë prej 593.056 denarë, me të cilën vlerë, personi fizik ka arritur pasuri të kundërligjshme dhe në të njëjtën kohë, për të njëjtën vlerë të de*noncuarit kanë dë*mtuar Fondet e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Baby Boo