Dje në Shkup 16 aksidente, 13 persona të lënduar


13 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë nga 16 gjithsej aksidentet rrugor çka kanë ndodhur gjatë natës së kaluar në rrethinën e Shkupit. Në tetë aksidente rrugore ka pasur dëme materiale.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, policia ka sanksionuar dy vozitës të cilët të cilët kanë vozitur me shpejtësi më shumë se çka është e lejuar, tre persona për shkak se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 12 para se të pajisen me patentë shoferë.

Nga komunikacioni janë ç’kyçur shtatë vetura për shkak të problemeve teknike dhe gjashtë të paregjistruara. Ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 43 vetura të cilat kanë qenë të parkuara në mënyrë të parregullt.

Baby Boo