Hysni Peqanit i njohur si ‘Burdushi’ i sekuestrohen edhe tri vetura


Prokuroria Themelore në Prizren ka konfirmuar se pas bastisjes në shtëpinë e ‘Burdushit’, pos që janë gjetur dhe sekuestruar dy armë dhe gjësende të tjera, me rastin e bastisjes, janë sekuestruar edhe 3 vetura në pronësi të Hysri Peqanit – ‘Burdushi’.

Prokurori i rastit, Petrit Kryeziu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se arsyeja e bastisjes ka qenë për shkak të dyshimit për veprën penale ‘shmangie nga tatimi dhe mashtrim’.

Ai po ashtu tha se gjatë bastisjes është gjetur armë dhe municione të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit.

“Arsyeja e bastisjes ka qenë për shkak të dyshimit për veprën penale të shmangies nga tatimi dhe mashtrim. Po ashtu gjatë bastisjes kemi gjetur armë dhe municione të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit, po ashtu janë gjetur dhe prova tjera materiale të cilat do t’i shqyrtojmë gjatë hetimit. Sapo është arrestuar dhe është në ndalim 48 orësh”, ka thënë Kryeziu.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqani, i njohur si “Burdushi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, në këtë proces i akuzuari “Burdushi ” si mjek popullor, merret vesh me tashmë të dëmtuarin që t`ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni.

Baby Boo