“Djali i Hekurt” si prezantues në një emision!? – Zbulohet projekti i madh i Labinot Azemit


Në ditët e sotme kur flitet për bullizmin, të gjithëve na shkon mendja tek ai i cili na mësoi pak a shumë se si të përballemi me këtë fenomen negativ dhe si t’i përballojmë momentet kur jemi duke u bullizuar, shkruan Pa Censurë. Labinot Azemi është ai që na dha shumë nga vetja për të pasur fuqi dhe për t’u përballur me këto sfida.

Për të na i bërë më të lehta këto sfida, Labinot Azami ka filluar të merret me një projekt të madh të cilin e e ka mësuar Pa Censurë nga burime të afërta me Labinotin. Ky projekt i madh ka të bëjë me një emision. Labinoti është duke u angazhuar me këtë projekt ku do të jetë një moderator dhe prezantues i emisionit. Kuptohet që si temë kryesore e emisionit do të jetë bullizmi.

Emisioni i tij do të ketë të ftuar shumë figura të njohura për publikun, të cilët do të tregojnë histroitë e tyre rreth asaj që kanë përjetuar dhe si i kanë kaluar sfidat ku kanë qenë të bullizuar. Përveç tyre, do të ketë të ftuar psikolog e pedagog të shumtë, të cilët do të tregojnë edhe më shumë rreth asaj se si t’i tejkalojmë këto sfida. Se në cilin televizion do të jetë ky emision, do të shohim ditëve në vazhdim…/Pa Censurë/

Baby Boo