Arrestohet një person nga Shipkovica, në veturën e tij policia i gjen dru për djegie


Më datë 23.03.2024, në ora 18:20 në rrugën rajonale Tetovë – Popova Shapkë, zyrtarë policorë nga DP Kodra e Diellit nën SPN Tetovë kanë privuar nga liria Sh.A.(43) nga fshati Shipkovicë, Tetovë. Gjatë kontrollit në veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, i janë gjetur dru zjarri për të cilat nuk posedonte dokumentacion dhe që dyshohet se kanë origjinën nga vepra penale “vjedhje”. Drunjtë dhe vetura janë konfiskuar për procedurë të mëtejshme, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Baby Boo