Ditën zjarrfikës, natën shpërndarës droge/ Arrestohet 22-vjeçari, çfarë iu gjet në makinë


Një 22-vjeçar me detyrë zjarrfikës në Rroskovec është vënë në pranga nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) ka arrestuar shtetasin E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Baby Boo