Ditëlindje në karantinë shtetërore, skafandera, dezinfektues dhe qirinj ditëlindjeje


Këto janë vargjet e shumicës së këngëve ditëlindjeje për fëmijë. Përfaqësuesi i Maqedonisë në Kampionatin Evropian në biliardo, pasi është kthyer në Shkup, përfundoi në karantinë shtetërore. Prandaj, këtë vit ditëlindjen e shënoi në mënyrë të pazakontë, kurse mori edhe një surprizë nga mjekët në hotelin “Ibis”.

E zbuloi edhe dëshirën e tij për këtë ditëlindje…

-Dëshira e ditëlindjes…. Të dalim të gjithë të shëndetshëm, e ata që janë sëmurë, të shërohen sa më shpejt që është e mundur, tha Pavlle Danillov.

Tre përfaqësuesit e Maqedonisë në Kampionatin Evropian në bilardo dhe një refere përfunduan në karantinë shtetërore, pasi janë kthyer nga Portugalia. U kanë dështuar katër fluturime. Në fund, me aeroplan janë nisur drejt Greqisë deri në Athinë, kurse nga Kreta kanë zbarkuar në Selanik.

-Nga kufiri grek deri në kufirin maqedonas kemi ecur në këmbë në reshje të rrëmbyeshme të shiut, nëpër vende të përpjeta, me shumë bagazh derisa të arrijmë në kufirin tonë, ku na çuan në stacion policor. Ishim të vetmit atje, derisa të gjenin zgjidhje ku të na çojnë, tha Pavlle Danillov

Thonë se nuk mërziten dhe se kushtet janë të mira. Luajnë letra bixhozi, shikojnë filma, lexojnë libra dhe luajnë lojëra të ndryshme sociale. Thonë se nuk kanë simptoma të koronavirusit.

-Kushtet janë tepër të mira, kemi internet, ushqim, por ka edhe mundësi që çdo ditë nga 11 deri në orën 12 dikush të na sjellë ushqim dhe veshje. Por, e gjithë kjo shkon në një drejtim, nuk mund të nxjerrim rroba jashtë dhomës. Gjithçka mbahet këtu, në karantinën ku jemi, derisa nuk konstatohet se nuk e bartni virusin, tha Pavlle Danillov.

Në hotelin “Ibis”, i cili tani është shndërruar në karantinë shtetërore ka mbi 40 veta. Kjo është karantina e parë shtetërore, të cilën Qeveria e paralajmëroi si masë. Gjatë hyrjes në karantinë, disa persona kundërshtuan masat për izolim 14-ditor.

Baby Boo