Mohamed Salah zgjidhet lojtari më i mirë i vitit në Premier League


Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah ka fituar çmimin e futbollistit të vitit në Premier League, çmim i cili quhet ndryshe ‘Football Writers’ Association Men’s Player of the Year’. Ylli egjiptian ka arritur që për herë të dytë në karrierën e tij me Liverpool të fitoj këtë çmim, ku në garë ishte edhe mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe mesfushori i West Ham, Declan Rice.

Egjiptiani këtë çmim do ta marrë më 5 maj, ndërsa ishte plotësisht e merituar ky çmim për të pasi që këtë edicion ka treguar paraqitje të mrekullueshme me ‘The Reds’. Ai është golashënuesi dhe asistuesi më i mirë këtë sezon në Premier League momentalisht. 29-vjeçari ka realizuar 22 gola në elitën e futbollit anglez dhe 13 asistime.

Baby Boo