Ditë zie në Rusi, qytetarët nderojnë viktimat e masakrës


Edhe në qytete të tjera evropiane u përkujtuan viktimat

Në Rusi është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të viktimave nga sulmi terrorist në sallën e madhe “Krokus” në Krasno-gorsk pranë Moskës. Banorët në qytetin Shën Petersburgut sollën lule në këtë memorial të improvizuar për të nderuar kujtimin e viktimave ndërsa e cilësuan ngjarjen tronditëse.

“Të gjithë ne mund të ishim në vendin e atyre njerëzve. Të afërmit e mi morën pjesë në këtë konkurs, dhe sot duhej të shkoja edhe unë. Falë Zotit nuk isha atje, jam shumë e shqetësuar për ata që shkuan dhe për të afërmit e mi. Është shumë e komplikuar, shumë e vështirë.”

“Tragjedi të tilla lënë një gjurmë të thellë. Së dyti, ne kishim qenë shumë herë në atë vend.”

Edhe banorët e Rostovit ndezën qirinj dhe sollën lule në nderim të viktimave.

Ndërkohë, qytetarë në vende të tjera u solidarizuan me masakrën siç shihet edhe në këto pamje në ambasadën ruse në Gjermani.

Qytetarët rusë që jetojnë në Turqi vizituan gjithashtu ambasadat atje për të përkujtuar viktimat e masakrës e cila konsiderohet si një nga sulmet më të këqija terroriste që ka tronditur Rusinë nën pushtetin e presidentit Vladimir Putin.

Baby Boo