Dita e Bajramit – dita e shpresës së madhe


Shkruan Shaqir Fetahu:

Ditë Bajrami. Ditë e festës së madhe. Ditë e fitores së njerëzores dhe hyjnores gjatë Ramazanit të bekuar.Ditë e ngrohtësisë shpirtërore. Gëzimi dhe kënaqësia le të mbulojë familjet tona. Buzqeshja le të jetë fytyra e jonë me të afërmit dhe të tjerë. Lidhim zemrat dhe shtërngojmë duartë e besë dhe fjalës.
Zoti do jep dritën zemrave që ju përkushtuan madhërisë së tij. Engjujt krenohen me sakrificën tonë për Zotin. Andaj, falni njerëzit. Është rasti më i lehtë për këtë. Jepnu paqën çdo një sendi. Jepni krenarinë çdokujt. Jepni shpresën edhe atij që është duke e humbur. Mos ia leni të mallkuarit. Të gjithë kemi nevojë për përkrahje. Lutuni për njerëzit e diskriminuar, për popujt e robëruar, për vendet e varfëruara, për familjet e plagosura. Për dëshmorët e lirisë. Lutuni për lirinë e të gjithëve, sepse Zoti i krijoi të lirë. E Festa e Madhe e Bajramit është përkrahja më e madhe dhe drita e fuqishme e rrugëve të ardhmërisē së njerëzisë.
https://www.facebook.com/shaqir.fetahu/posts/5184363964973176

Baby Boo