Stomatologët nga Tetova, kërkojnë t’i dinë me emër dhe mbiemër të infektuarit!


Dentistët nga Tetova kërkojnë që Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi Shëndetësor t’u ofrojnë në bazë ditore të dhënat me emrat e të infektuarve dhe personave në vetëizolim, për të pasur mundësi të mbrohen nga pacientët e infektuar shkruan Pa Censurë.

– Si dentist familja për momentin jam i shqetësuar ngaqë siç shkruajnë mediat, “komuna që vlon” është komuna e Tetovës, por, unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me asnjë prej pacientëve të mi, se a është i infektuar ose mos është në izolim, teksa gjatë ditës nuk mund t’i respektoj plotësisht masat tek të gjithë pacientët për të veshur maskën gjatë gjithë periudhës së ndërhyrje. Ne dentistët ballafaqohemi me virusin në një distancë prej 30 centimetrash. Të gjitha masat mbrojtëse nuk mund t’i respejtoj sepse me syzat dhe skafandrën na mjegullohen sytë, teksa puna jonë kërkon precizitet! Thotë stomatologja nga Tetova Dr. Mare Serafimovska.

Baby Boo