Disa pjesë të Shkupit sot pa rrymë dhe pa ujë


Pa energji elektrike sot do të jenë disa komuna të Shkupit, përderisa ndërprerje në furnizimin me ujë do të ketë në një pjesë të komunës së Aerodromit.
Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 13:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës 21 dhe një pjesë e rrugës 56 në komunën Qendër.

Pa energji elektrike prej orës 9:30 deri në orën 14:30 do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Orman dhe fshatit Nigishtan në komunën Gjorçe Petrov.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e vendit të quajtur Borinarec në Radishan.

Prej orës 7:25 deri në orën 15:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Maxhari”, rruga 22, shtëpitë rreth stadiumit Boris Trajkovski, pikës së NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, në komunën Gazi Babë.
Për shkak të një defekti në rrugë f-80 në rrugën “Todor Çangov” krahu 41 numër 1 në komunën Aerodrom, ndërprerje në furnizimin me ujë sot prej orës 8:00 do të ketë një pjesë e rrugës “Todor Çangov, nga krahu 41 deri në krahun 61.

Baby Boo