Çulev: MPB po shqyrton rastin e “valles” në Çair, nëse ka qenë gjatë orës policore do të vijojnë dënime


Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev, njoftoi se rasti i”vallëzimit në Çair” do të shqyrtohet dhe në qoftë se vërtetohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orës policore, do të ndërmerren masa për t’i dënuar pjesmarrësit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e qeverisë në mënyrë që të normalizohet sa më shpejt situata e shkaktuar nga koronavirusi.

“Ulja e numrit të personave të infektuar me koronavirus është e mundur vetëm nëse qytetarët janë të disiplinuar dhe respektojnë masat për kufizimin e lëvizjes, veshin pajisje mbrojtëse dhe qëndrojnë në distancën e përcaktuar”- ka shkruar Ministri i Brendshëm Naqe Çulev në Facebook.

Ai tha se papërjashtim ata që thejnë rregullat do të dënohen.

“Me këtë rast, do të doja të përmendja që në rastin konkret “vallëzimi” në Çair, nëse përcaktohet që video është bërë gjatë periudhës kur vendimet e Qeverisë ishin në fuqi, d.m.th nëse konfirmohet autenticiteti i saj, zyrtarët policorë do të marrin të gjitha masat me qëllimi sanksionimin e duhur për pjesëmarrësit” – tha Çulev.

Ai kujtoi se kufizimi i lëvizjes së zgjatur është ende në fuqi.

Baby Boo