Disa persona nga Kumanova me vite kanë dhënë para me fajde e më pas i kanë kërcënuar klientet


Me vite të tëra, një grup prej katër personash nga Kumanova dhe një nga Shtipi merreshin me fajde, zhvatje të parave që i kishin dhënë në mënyrë të paligjshme dhe kërcënime ndaj viktimave edhe kur i kthenin paratë.

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.P.(34) nga Kumanova, M.K.(24) nga Kumanova, D.N.(34) nga Shtipi, D.T.(27) nga Kumanova, S.M.(51) nga Kumanova dhe S.Gj. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se i akuzuari i parë ka kryer veprat penale “bashkim kriminal”, “fajde”, “zhvatje” dhe “ndikim i kundërligjshëm në dëshmitarë”, i akuzuari i dytë për veprat penale “fajde” dhe “zhvatje” nga nenin 24, ndërsa i treti, i katërti, i pesti dhe i gjashtë i kallëzuar për veprën penale “fajde” dhe “dhënie ndihme”.

Drejtuesi i grupit, një burrë tridhjetë e katër vjeçar nga Kumanova, ka krijuar dhe organizuar një grup për të fituar para duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë pasurore dhe financiare të qytetarëve që i kanë kërkuar kredi.

– Në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2023, i pandehuri i parë në mënyrë të kundërligjshme u ka dhënë hua të dëmtuarve, duke i transferuar një shumë të caktuar parash të dëmtuarve, ose të pandehurit e tjerë i kanë transferuar mjetet sipas udhëzimeve të të pandehurit të parë dhe më pas me shtrëngim dhe zhvatje, ata kërkuan nga të dëmtuarit që menjëherë të tërhiqnin fondet dhe t’u jepnin gjysmën e vlerës aplikantëve, më pas të kthenin kredinë me kamatë joproporcionale.

Pasi të dëmtuarit nuk kanë mundur të shlyejnë borxhin, të pandehurit me detyrim dhe kanosje kanë kërkuar që me të dëmtuarin të lidhin marrëveshje shitblerjeje për sende të ndryshme të luajtshme dhe të paluajtshme, si garanci për kreditë. Edhe në rastet kur të dëmtuarit kanë kthyer borxhin, i pandehuri i parë dhe të tjerët kanë vazhduar me kërcënimet, duke kërkuar që të dëmtuarit ta shlyejnë borxhin me kamatë joproporcionale dhe detyrimisht, nëpërmjet kontratave të lidhura me noter, sendet e luajtshme dhe të paluajtshme janë transferuar si dhuratë, thonë nga MPB.

Baby Boo