Disa nga rastet e krimeve ndaj fëmijëve që tmerruan Kosovën


Babai e rrahu me shkop të drurit për vdekje djalin e tij Luan Bernjashin 14 vjeçar nga Karaçeva e Kamenicës. Një nënë nga Gjakova goditi me gurë foshnjën e porsalindur më pas u mundua ta fshihte krimin duke e varrosur në një objekt të boshatisur. Një nënë nga Vitia vrau foshnjën dhe më pas mbështjelli trupin e saj me një batanije, e cila u gjet në përroin e fshatit Letnicë. Ndërsa, shtetasi serb nga Shtërpca, binjakët e tij 40 ditësh të gjinisë mashkullore i goditi me thikë njëri prej të cilëve ndërroi jetë. E një vajzë tjetër 4 vjeçare u dogj e gjallë pasi zjarri kaploi banesën në lagjen Ulpiana të Prishtinës, në momentet kritike për jetën e mitura ndodhej e vetme në banesë. Përveç dhunës ndaj fëmijëve dikush edhe po braktisë ata. Këto janë disa nga rastet që tmerrojnë Kosovën për rrethanat e vdekjes së fëmijëve të kësaj toke.

Në tërë këtë situatë Kuvendi ka dështuar ta votoj projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Ndërsa edhe pesë ditë do të shënohet dita Ndërkombëtare e Fëmijeve 1 Qershori. Aktivitetet sa për sy e faqe kushtuar qenieve më të buta- fëmijevë, nuk do të mungojë as këtë vit.

Krimet që po trondisin Kosovën po rriten. Padyshim shqetësuese del të jetë edhe dhuna ndaj fëmijëve. Rastet kur prindërit vendosin të braktisin fëmijët e tyre nuk mungojnë. Një nënë nga Prizreni kishte deklaruar se dëshiron të heq dorë nga përkujdesja ndaj dy fëmijëve të saj e dikush tjetër së fundmi foshnjën e porsalindur e kishte vendosur në një kuti sipër një veture e cila është në pronësi të Imamit të Xhamisë në Vrellë të Istogut.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF do t’i drejtohet Kryeministrit, Ramush Haradinaj me një letër të hapur ku ndër të tjera do të kërkohet edhe aprovimi i Ligjit për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Betim Zllanoga nga OJQ “Terre des hommes Kosovo”, konsideron që shteti ka dështuar në fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Ne si shtet nuk kemi punu mjaftushëm për me fuqizu sistemin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mekanizmat institucional nuk po funksionojnë në mënyrë të duhur. Tash edhe sa vite është Ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që nuk pokalon në Kuvend”, thotë ai për Gazetën Express.

Ligji që do të duhej të mbronte fëmijët po sillet herë në një zyrë e herë në tjetrën, pohon Zllanoga.

“Ne si organiztata kemi punu shumë në draftimin për Ligjin e Mbrojtjes së Drejtave të Fëmijëve, Ligji nuk është aporovu ka shku në rishikim, tash është viti i pestë që ky ligj po sillet herë- në një zyrë herë një tjetër dhe nuk po aprovohet”, shprehet Zllanoga.

Ai flet edhe për dhunën ndaj fëmijëve dhe thotë se përveç përgjegjësi e institucioneve, është edhe përgjegjësi e shoqërisë të raportojnë për rastet e dhunës ndaj fëmijëve.

Sidoqoftë, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për Koha.net se vrasja e 14 vjeçarit në Kamenicë, shënon rastin e parë të vrasjeve të rënda brenda familjes për këtë vit.

Por në vitin 2017, janë raportuar 5 raste të vrasjes së rëndë në familje. Ndërkaq, 4 raste shënuan në vitin 2016.

Hoxha ka treguar se një fenomen tjetër shqetësues mbetet edhe dhuna në familja. Prej vitit 2015, janë raportuar 3 mijë e 534 raste.

Prej tyre, 172 del të jetë numri i fëmijëve ndaj të cilëve u ushtrua dhunë nga prindërit.

Në vitin 2015 janë raportuar gjithsej 1038 raste, ku në mesin e tyre viktima janë 51 fëmijë, 859 gra dhe 118 burra. Një vit më pas, në vitin 2016 u shënuan gjithsej 1227 raste. Atëherë viktima ishin 60 fëmijë, 988 gra e 179 burra.

Baby Boo