Erdogani prin me vota, por balotazhi konsiderohet i pashmangshëm


Prej më shumë se 12 orë qëkur janë mbyllur qendrat e votimit në Turqi, rezultati i zgjedhjeve presidenciale ende është i paqartë, raportoi BBC-ja të hënën.

Kandidati edhe për një mandat tjetër si president i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sipas të dhënave preliminare, i ka fituar 49.49 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij, Kemal Kılıçdaroğlu, deri më tani i ka 44.79 për qind.

Këto rezultate i dërgojnë dy kandidatët në balotazh, megjithëse partia e Erdoganit, AK, pritet të formojë shumicën në parlament.

Zgjedhjet e 14 majit po cilësohen ndër zgjedhjet më të ashpra në vitet e fundit, derisa Turqia po përballet me inflacion të lartë dhe po rimëkëmbet nga tërmetet shkatërruese që lanë mijëra të vdekur shkurtin e 2023-s.

Baby Boo