Dimitrov u takua me Helbah dhe Osovski nga MPJ-ja gjermane


 Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot pati takim pune me të plotfuqishmin e Ministrisë federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe për EFTA-shtetet, Kritian Helbah dhe me të plotfuqishmin për politika të BE-së, Tomas Osovski, të cilët po qëndrojnë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

“Në fokus të bisedës ishte rezultatet e arritura dhe pritjet për realizimin e synimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, para së gjitha lidhur me procesin e integrimit të vendit në BE”, kumtuan nga MPJ-ja.

Dimitrov i njoftoi bashkëbiseduesit për avancimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atmosferën pozitive të krijuar në 20 muajt e fundit në drejtim të avancimit të proceseve shoqërore dhe qeverisjen e mirë.

“Dimitrov veçanërisht u përqendrua në realizimet në pjesën e sferave kyçe reformuese – reformën e shërbimeve të sigurimit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuat, reformat në gjyqësi dhe reformën në administratën publike – si dhe për atë që në mënyrë shtesë është planifikuar që të ofrohet në periudhën në vijim. Ai tregoi edhe për rezultatet në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore të vendit, përmes Marrëveshjeve të arritura me Bullgarinë dhe Greqinë dhe ndikimin e tyre pozitiv në Rajon, Evropë dhe më gjerë”, thonë nga MPJ-ja.

Ministri i Punëve të Jashtme u falënderua për mbështetjen e deritanishme nga Gjermania si partneri ynë i jashtëzakonshëm, duke shprehur pritje se e njëjta do të vazhdojë në drejtim të sjelljes së vendimeve në qershor për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në.

“Nga ana e bashkëbiseduesve u përshëndet avancimi i bërë dhe mbështetja e fuqishme e riafirmuar e Gjermanisë për integrim evropian të vendit. Në këtë kuptim u shpreh edhe pritja se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të investojë përpjekje shtesë për mbajtjen e trendit reformues dhe thellimin e implementimit të reformave të sjella”, kumtuan nga MPJ-ja. .

Baby Boo