Ndodh në Kosovë: Delet i mbulon tërësisht bora, çobanët i shpëtojnë!(VIDEO)


Dhjetëra dele i ka mbuluar bora në fshatin Restelicë të Dragashit. Reshjet e shumta të borës që kanë rënë ditëve të fundit, kanë bërë që disa dele të fundosen nën borë.

Blegtorët kanë arritur që të nxjerrin delet nga bora në momentet e fundit.

Pikërisht në këtë fshat 8 vite më parë orteku i borës kishte shkaktuar 13 viktima në një familje, ndërsa kishte shpëtuar vajza Ansera Reka.

Restelica është fshat në Dragash me lartësi mbidetare 1400 metra./Indeksonline/

Baby Boo