Dimitrov: Respekt i ndërsjellë për zgjidhjen e çështjeve me Bullgarinë


Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ndajnë qëllime të mëdha të përbashkëta. Kështu deklaron Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i pyetur se sa dilemat e hapura mes dy vendeve e sidomos ajo për Goce Delçevin do të ndikojnë në marrjen e datës për negociatat me BE-në. Ai shtoi se kjo do të zgjidhet në bazë të miqësisë dhe respektit mes dy vendeve.

JAM I BINDUR SE ME BULLGARINË NDAJMË QËLLIME TË MËDHA TË PËRBASHKËTA. SI FQINJË QË NËNSHRUAN MARRËVESHJE PËR MIQËSI, E CILA PREK EDHE NË SHUMKË ÇËSHTJE DELIKATE DHE EMOTIVE PËR TË DYJA PALËT NË SFERËN E HISTORISË. JAM I BINDUR SE DO TË GJENDJET MËNYRË PËRMES RESPEKTIT TË NJËRIT NDAJ TJETRIT DHE MIQËSISË. TË MOS I RREZIKOJMË KËTO QËLLIME TË RËNDËSISHME”.- THEKSOI NIKOLLA DIMITROV, MPJ

Qëndrimin e këtillë ministri Dimotrov e shprehu pas takimit me minisatren e jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide. Pas takimit, diplomatja norvegjeze tha se është në interes të Evropës që ti integrojë të gjitha vendet, qoftë si partnere, qoftë si anëtare të saj.

MAQEDONIA E VERERIUT BËN PROGRES TË SHKËLQYER DHE NE IU MBËSHTESIM NË PËRPJEKJET E JUAJA POR EDHE DO TË VAZHDOJMË TA BËJMË TË NJËJTËN GJË. PO ASHTU PRES QË TË RRIJË AFËR NIKOLLËS NË NATO. NE, GJEOGRAFIKISHT JEMI PAK TË NDARË, POR DO TË JEMI FQINJË NË TAVOLINËN E NATO-S”- THA INE ERIKSEN SOREIDE

Dy ministat biseduan edhe për bashkëpunimin në sferën e ekonimisë dhe investimeve të huaja, si dhe për bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare. Ministrja e jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë gjatë vizitës në vendin takoi edhe përfaqësuesit e tjerë të pushtetit.

Baby Boo