Dimitrov: “Nuk jam optimist se do të largohet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut”


Ish-ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov ka thënë se nuk pret përparim ose zgjidhje të çështjes së vetos bullgare me Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij gjërat duken se janë komplikuar akoma dhe më shumë.

“Përfshirja e kërkesave bullgare në Kornizën Negociuese e vendos fatin tonë tërësisht në duart e Sofjes,” tha ish-ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.
“U bë braktisja e vijave të kuqe dhe kaluam në debakël diplomatik”, akuzon ish-ministri i Jashtëm Dimitrov pas shpalljes së propozimit francez për tejkalimin e kontestit bullgaro-maqedonas dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Baby Boo