Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!

Nga gjithsej 1756 teste të realizuara brenda 24 orëve janë regjistruar 166 raste të reja me koronavirus.

Baby Boo

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 224 pacientë të shëruar, ndërsa nga ministria e Shëndetësisë informojnë se nuk ka asnjë viktimë.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 14.762 persona të infektuar me Covid-19, numri i të shëruarve ka arritur në 11.965, numri i vik*timave 606, ndërsa raste aktive për momentin në vendin janë 2191.