Dimitrov nesër për vizitë pune në Strasbourg


Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Strasbourg.

Siç thonë nga MPJ, Dimitrov në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian do të realizojë takime me shefeat e grupeve të deputetëve, mes të cilëve me kryetarin e ALDE-së, Hans Van Balen, kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme, David McAlister, si dhe bashkëpartiakun e tij, Andrej Kovaçev.

“Në fokus të bisedave do të jenë edhe fazat e mëtejshme nga procesi eurointegrues i Maqedonisë, pas përfundimeve të Këshillit Evropian javën e kaluar”, thonë nga MPJ.

Baby Boo