Dimitrov: Do të duhet të punojmë bashkë që t’i japim fund sfidës me virusin


Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov deklaroi sot se vendi kishte kërkuar ndihmë dhe mbështetje në përballjen me përhapjen e koronavirusit nga disa vende, për çka ka biseduar edhe me homologët e tij, si dhe përmes mekanizmave të NATO-s dhe BE-së. Ndaj disa kërkesave, tha ai, tashmë kanë marrë përgjigje pozitive, ndërsa ndaj disave pritet përgjigje.

“Ishte paralajmëruar dërgesë përmes një agjencie të KB-së me ndihmë norvegjeze. Siç e dini, BE-ja do të ndihmojë me 4 milionë euro, kryesisht në drejtim të nevojave mjekësore të sistemit shëndetësor, por edhe me më shumë se 60 milionë euro për të përballuar pasojat financiare të krizës. Kemi kërkuar dhe morëm përgjigje pozitive edhe nga Kina, por ende nuk kam asgjë konkrete për të thënë në lidhje me numrat dhe përbërjen e kësaj ndihme”, tha Dimitrov në përgjigjen e pyetjes së një gazetari në konferencën për shtyp me homologun e tij hungarez, Peter Sijarto.

Baby Boo