Ibish Kadriu: “Trishtimi është barra më e rëndë që mund ta mbajmë, veçanërisht nëse është e mbushur me shumë kujtime të lumtura”


Dekani i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Tetovës Ibish Kadriu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë dhimbjen me të tjerët për studenten që ndërroi jetë dje, Kyrba Xhaferi. Ajo ishte një studente e këtij fakulteti në programin studimor Sociologji, shkruan Pa Censurë.

Dekani shkruan se ajo ishte një studente e jashtëzakonshme dhe që do të mbetet gjithnjë në kujtimet tona. Ne kemi ndarë shumë momente të bukura me Kybran gjatë katër viteve të studimeve, dhe në këto momente shumë të vështira e vetmja që na ngelet është të ngushëllojmë njëri tjetrin, profesorë e studentë dhe të ruajmë të gjallë kujtimet e lumtura që kemi ndarë me të dashurën tonë Kybra që tashmë është larguar fizikisht nga ne, shkruan më tutje Kadriu.

Në emër të Fakultetit Filozofik, Programit Studimor Sociologji, dekani shprehu ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Kybran./Pa Censurë
Shkrimi i plotë i Dekanit:

Trishtimi është barra më e rëndë që mund ta mbajmë, veçanërisht nëse është e mbushur me shumë kujtime të lumtura. Ajo ishte një studente e jashtëzakonshme që do të mbetet gjithnjë në kujtimet tona. Nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen për humbjen e saj. Ne kemi ndarë shumë momente të bukura me Kybran gjatë katër viteve të studimeve, dhe në këto momente shumë të vështira e vetmja që na ngelet është të ngushëllojmë njëri tjetrin, profesorë e studentë dhe të ruajmë të gjallë kujtimet e lumtura që kemi ndarë me të dashurën tonë Kybra që tashmë është larguar fizikisht nga ne. Kjo është ajo që i mban ata gjallë në mendjet dhe zemrat tona.
Ne emër të Fakultetit Filozofik, Programit Studimor Sociologji u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe te gjithë atyre që e njohën Kybran.
U prehtë në paqë në botën e amshueshme, gjithmone do jesh në zemrat tona.

Baby Boo