Dimitrievski kërkon që Kumanova të vendoset në karantinë


Për shkak të numrit në rritje të të prekurve nga virusi Korona, kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sërish kërkon që qyteti të vendoset në karantinë. Dimitrievski kërkoi që izolimi i qytetit të zgjasë 14 ditë. Kumanova është qyteti i dytë me numrin më të madh të infektuarve, ndërsa shënon numrin më të madh të viktimave si pasojë e CoVid-19. Deri tani kanë ndërruar jetë 12 persona të moshave të ndryshme.

“Masa e parë që e rekomandojmë si Shtab i Krizës deri tek Shtabi Qendror nw Qeveri është karantinë 14 ditorë e kontrolluar dhe shpallje e gjendjes së krizës në nivel komunal, mbylljen e hyrjeve dhe daljeve, ndërsa lehtësime të ketë vetëm për personat që duhet të kryejnë obligime profesionale me obligim për dezinfektim të vetura dhe të personit”, deklaroi Maksim Dimitrievski, Kryetar i Kumanovës.

Baby Boo