Një fole lejleku me pesë lejlekë të vegjël u dogj sot në fshatin Sopot të Kavadarit. Njësia e zjarrëfikësve nga Kavadari ka intervenuar në kohë. Komandanti Ilço Bogevski ka thënë për MIA-s se sipas informacioneve paraprake, zjarri ka mundësi të jetë shkaktuar për shkak të ndonjë gjarpri osë prekjes së ndonjë lejleku me telat e rrymës.
Është djegur edhe një pjesë e shtyllës ku kanë qenë të vendosur lejlekët. Banorët përreth kanë shfaqur keqardhje se pse nuk kanë mundur t’ua shpëtojnë jetën lejlekëve të vegjël.