Digjet një autobus privat tek stacioni hekurudhor në Shkup


Një autobus privat i transportit publik sot në mëngjes u përfshi nga zjarri nën Stacionin hekurudhor në Shkup.

Zjarrin e kanë shuar 10 zjarrfikës me 2 automjete. Komandanti i zjarrfikëseve Borçe Menkovski për MIA-n deklaroi se autobusi është përfshirë nga zjarri derisa ka qenë i parkuar në stacionin dhe në të nuk ka pasur udhëtarë.

Nuk ka të lënduar, ndërsa sipas informacioneve të para, arsye për zjarrin me siguri ka qenë problemi me elektrikën e autobusit.

Baby Boo