Miratohet rezoluta e VMRO-së për Bullgarinë


Miratohet rezoluta e propozuar nga VMRO-DPMNE-ja për caktimin e pozicioneve shtetërorë ndaj bllokadave gjatë integrimit Evropian.
Për shkak të kontestimit të termit “maqedonase” nga partitë shqiptare, u ndryshua titulli i rezolutës dhe kjo pjesë u përshi te nëntitulli. LSDM-ja propozoi amendament për vendosjen e emrit Kushtetues, por i njëjti nuk u mbështet nga partia opozitare maqedonase. Partitë shqiptare të cilat unanimisht mbështetën rezolutën, theksuan se motivi i mbështetjes buron nga ndjenja e të qenit i diskr*iminuar në përdorimin e gjuhës amtare.

Deputetët e opozitës shqiptare i kujtuan kolegëve të tyre maqedonas nevojën e heqjes së 20 për qindëshit nga Kushtetua.
“Ne e mirëkuptojmë hallin tuaj dhe vuajtjen e juaj. Prandaj kërkojmë që edhe ju të mirëkuptoni hallin tonë. Unë do të prisja nga kreu i LSDM-së dhe ai i VMRO-DPMNE-së që ato të kërkojnë ndryshime kushtetuese me çka shqiptarëve do t’i hiqet kjo padrejtësi e turpshme e përqindjes”– Skender Rexhepi, Koordinator i ASH-AAA-së.

Rezoluta u propozua në Kuvend si rezultat i kërkesës së opozitës e cila kërkonte nga kryeministri Zoran Zaev t’i tregojë opinionit nëse është diskutuar për gjuhën dhe identitetin maqedonas me Bullgarinë ose jo. Në vitin 2019 një rezolutë të tillë Bullgaria e kishte miratuar menjëherë pas marrëveshjes për fqinjësi të mirë të nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Baby Boo