Digjet makina e Adriatik Lapajt në Tiranë


Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën “Kuvajt” në Tiranë.

Bëhet me dije se makina që është djegur djegu është në pronësi të avokatit Adriatik Lapaj. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

“Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Lapaj, i cili shkruan “Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”.

Baby Boo