Digjet autobusi në afërsi të Strazhës, nuk ka pasagjerë të lënduar


Një autobus që udhëtonte në linjën Gostivar-Kërçovë është djegur mëngjesin e sotëm në afërsi të Strazhës, nuk ka pasagjerë të lënduar, konfirmojnë për MIAn nga MPB-ja.

-Sot në ora 11:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë rreth tre kilometra para lokalitetit “Straja” ka shpërthyer zjarr në një autobus i cili ka qenë duke lëvizur në drejtim të Kërçovës. Në vendin e treguar menjëherë janë dërguar zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit dhe një ekip nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Gostivarit. Sipas MPB-së, nuk ka persona të lënduar.

Baby Boo