Ia la amanet fëmijët Elvis Naçit, ndahet nga jeta shqiptari që i përloti të gjithë (VIDEO)


Njëri prej personave që u ndihmua nga imami Elvis Naçi dhe këngëtari i njohur Sidrit Bejleri për të marrë shtëpi është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e dha ish-kryetari i Komunitetit Shtetëror të Kulteve Ilir Hoxholli.

Nëpërmjet një postimi në ‘’Facebook’’, ai përshkroi vuajtjet e Isakut, babait të 3 fëmijëve, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, pa harruar të shprehë dhe dhimbjen e tij. Përpara se të largohej nga kjo jetë, shqiptari nga Shkupi i la amanet fëmijët e tij imamit dhe bamirësit Elvis Naçi.

Për shkak të pamundësisë ekonomike, Isaku e kishte të pamundur të blinte shtëpi. Ai u ndihmua nga fondacioni bamirës ”Shqiptarët për shqiptarët”, të cilët i siguruan banesë atij dhe familjes së tij.

Postimi i Ilir Hoxhollit:

Lamtumire Isak!

Ju kam lene femijet amanet! Keto ishin fjalet e babait qe e ndjente se po largohej nga kjo bote. Me keto fjale i drejtohej Elvis Nacit, Isaku babai i tre femijeve. Sa dhimbje, te mos mendosh dot per veten ne ato caste, pasi mjeket ishin dorzuar, dhimbja qe te gerryente cdo dite trupin, dukej sikur i shtohej edhe shpirtit, kur pa shtepi, pa asnje mundesi, do te duhej te ikte nga kjo bote duke lene pas pamje Migjeniane te gruas dhe femijeve te endeshin rrugeve. Mbase jetimet nuk do t’i linte askush, por pyetja ngrihej a do te mundte Isaku t’i shikonte femijet e tij te kishin nje kulm mbi kry? Kishte edhe ndonje koment qe Isaku nuk duket dhe aq keq, te tipit qe ben te “zgjuarin” pertej imagjinates. Sot Isaku u largua nga kjo bote, u largua vetem me dhimbjen e semundjes por jo te shpirtit per te mos i lene femijet rruges. Te qofte dheu i lehte, nje dite te gjithe do te udhetojme si ty dhe shpresojme qe Zoti te na meshiroje. Elvisi e kishte merak, qe t’i ta shikoje shtepinë e mrekullueshme qe ne kete bote. Sidriti edhe te takoi kur hyte ne shtepine e re. ‘Tani jam i qete, – the, le te udhetoje tashme shpirti yt i qete me amanetin qe shqiptaret ta kryen si bekim

Baby Boo