Digjen të gjallë në makinë pasi ranë në një gropë me ujë të nxehtë (VIDEO)


Dy burra janë djegur të gjallë brenda makinës së tyre, e cila u zhyt brenda një grope, e cila u hap papritmas nga plasja e një tubi me ujë të nxehtë, në Rusi, raporton Daily Mail.

Dy burrat, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritet, u bllokuan brenda në automjet dhe gjetën vdekjen e menjëhershme.

Fotografi, të cilat tregojnë pamje nga tragjedia e ndodhur, teksa trupat e tyre ngrihen nga një vinç, së bashku me pjesët e mbetura nga automjeti që ata drejtonin.

Plasja e tubit me ujë të nxehtë nën parkimin e makinave është shkaku i tmerrit që shënoi një tragjedi, me vdekjen e dy personave.

Baby Boo