Ballina Pa Censurë “Die Welt”: Bregdeti shqiptar, terren për t’u zbuluar

“Die Welt”: Bregdeti shqiptar, terren për t’u zbuluar


Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diele me një postim në profilin e tij të Facebookut me një shkrim të revistës gjermane “Die Welt” kushtuar rivierës shqiptare, përvjell Fakte.

Artikulli e ka cilësuar vijën bregdetare të Shqipërisë si një teren që duhet zbuluar.

Postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë përshkrim të bukur të revistës gjermane “Die Welt” mbi mrekullitë e vijës bregdetare të Shqipërisë, ju uroj një të dielë të qetë ?

* * *
Bregdeti shqiptar, një prej brigjeve të fundit të pazbuluar në Europën mesdhetare.

Zhvillimi i madh i qytetit të Vlorës ka rritur ndjeshëm numrin e godinave. Por pamja ndryshon në mënyrë drastike sapo lini bregun pas dhe ngjiteni lart drejt Llogarasë. Që nga aty mund të shihni të shfaqet deti Jon, që karakterizohet nga një rënie e thepisur në det e Malit të Kanalit.

Vështrimi kap plazhe dhe gjire, qyteza të vogla dhe pemë ulliri dhe në horizont dallohet ishulli grek i Korfuzit. Përballë keni jugun, jashtëzakonisht natyror, me bregdetin e virgjër dhe të mrekullueshëm.

Pjesa më e madhe e Rivierës është gati e paarritshme

Fshatrat e vjetër, si Lukova, kanë një distancë sigurie nga deti krejtësisht bosh, ku ka shumë pak varka dhe gati asnjë vend për ankorim. Shtëpitë e vetmuara qëndrojnë të kapura fort në anë të kodrës, kishat prej guri janë ortodokse dhe disa familje flasin greqisht. Një rrugë e vetme bashkon fshatrat me njëra-tjetrën që gjarpëron nëpër kodra dhe lugina.

Sapo një rrugë del në det, sikurse ndodh në Dhërmi, apartamente të ndërtuari rishtaz, restorante dhe hotele shfaqen rresht, fshatrat përzihen, betoni i ze vendin gurëve të vjetër të mureve si në të majtë dhe në të djathtë të rrugëve që të nxjerrin në gjire. Megjithatë plazhet mbeten të paprekur, nuk ka asnjë godinë në kodrat karstike përballë detit.

Baby Boo