Kthehen nga Siria fëmijët e Lavdrim Muhaxherit (VIDEO)


Gjatë ditës së djeshme përmes një operacioni të qeverisë shqiptare janë kthyer nga Siria edhe dy fëmijët Abdullah dhe Hatixhe Muhaxheri, të cilët janë fëmijë e Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku.

Firma e konsullit të Shqipërisë në Liban “Marc Ghorayeb” në dokumentin e hartuar nga kurdët në Siri, lejoi që oficerët e policisë shqiptare të hynin në kampin e Al Holit. Të pesë fëmijët shqiptarët nën masa të forta sigurie udhëtuan drejt kufirit siriano-libaneze të Masnas, dhe më pas për t’u ndalur në Damask. U zgjodh Damasku pasi Turqia nuk i njeh autoritetet kurde në Siri.

Pas shumë përpjekjesh intensive, 5 fëmijë arritën të shpëtonin nga kampet e ferrit në Roi të Sirisë, ku disa ishin edhe palgosur. Në mesin e tyre janë edhe Avdullahu dhe Hatixheja.

Baby Boo