Dibra e izoluar, situata e njëjtë, pas 14 ditësh do të lirohen 110 mysafirë (VIDEO)


Dibra vazhdon të jetë në karantinë dhe në kushte të gjendjes së krizës. Ylli Mirzo zëdhënës i Dibrës thotë se situata nuk ka ndryshuar dhe se qytetarët po i respektojnë rregullat duke qëndruar në shtëpi dhe duke mos dal pa nevojë. Numri i të prekurve në Dibër dhe në Qendrën Zhupë është 36.

“Deri tani sipas Qendrës për shëndet publik në komunën Dibër dhe Qendrën Zhupa ka 36 të infektuar nga virusi korona. 13 janë në klinikë dhe 23 të tjerë janë në kurim shtëpiak.
Ndërsa të izoluar të tjerë të cilët kanë qenë në kontakt me të prekurit nga virusi janë 133 persona”, tha Mirzo.

Ndryshe në qytetin e Dibrës kanë mbetur edhe disa qytetarë të vendeve tjera që po qëndrojnë bashkë me Dibranët në Karantinë.

“Numri i qytetarëve të cilët nuk janë nga Dibra mirëpo aktualisht gjenden në Dibër, është 110 persona. Edhe për ato Qeveria do të sjell masa do të ndërmerr aktivitete që pas 14 ditësh që do të qëndrojnë në karantinë, të njëjtët do të kenë mundësi ta lëshojnë qytetin e Dibrës dhe tu drejtohen vendeve të veta”, deklaroi ai.

Mirzo e hodhi poshtë lajmin se çmimet e ushqimeve në Dibër janë shtrenjtuar.
Dibra tani është qyteti i dytë më i prekur nga virusi korona pas Shkupit.

Baby Boo