Dibër, rritet në 24 numri i të infektuarve, apele për kujdes


Rezultatet nga analizat e 19 personave tregojnë për shtim të numrit të të prekurve nga viorusi Korona në Dibër. Edhe 8 persona kanë rezultuar pozitiv duke e cuar kështu në 24 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Mes tyre ka edhe personel mjekësor. Nga Shtabi i Krizës njoftojnë se janë marrë monstra për analiza edhe në Komunën e Zhupës.

U apelohet qytetarëve të Dibrës e qendër Zhupës, të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë, të respektojnë të gjitha masat e marra, e më e rëndësishmja, në këtë gjendje krize të njoftojnë saktë mjekët për të mbrojtur sidomos shëndetin e personelit shëndetësor kaq të nevojshëm në këto moment të rënda.

Sigurisht që duhet ruajtur në mënyrë absolute edhe higjiena prandaj komuna apelon që mbeturinat të hidhen në qese najloni e të mos i lënë jashtë kontejnerëve.

Qese ka sepse për sigurimin e tyre ka menduar mërgata dibrane që përmes një donacioni synon të solidarizohet me dibranët e mbetur brenda zonës së krizës.

Baby Boo