Vjedhje në Kishën e Lisiçes së Epërme, policia kap të dyshuarin


– Policia ngriti akuzë penale kundër 29- vjeçarit B.P nga Shkupi për kryerjen e vjedhjes në kishën “Shën Pjetri dhe Pavle” në fshatin Lisiçe e Epërme.

Siç potencojnë nga MPB, i pandehuri veprën penale në kishë e ka kryer pardje (28.07.) rreth orës 00:30 me çka me përdorimin e forcës fizike, me forcë ka thyer dritaren e pasme, ka hyrë brenda, dhe nga kutitë me donacione vullnetare në kishë ka marrë 3.000 denar dhe më pas ka lëshuar vendin e ngjarjes.

Pas masave operative të ndërmarra është vërtetuar identiteti i autorit – B.P. i cili është autori i njohur i veprave të pronësisë në pjesën e Kisella Vodës, për çka deri më tani tetë herë është paraqitur penalisht.

Dje B.P është gjetur dhe është arrestuar në PS ON Kisella Vodë, ku me atë është kryer bisedë, me ç’rast plotësisht e ka pranuar veprën dhe ka qartësuar mënyrën e kryerjes së veprës, theksojnë nga MPB.

Baby Boo