Dhunimi i Xhisiela Malokut, shoqëria civile proteston para Kryeministrisë (Foto)


Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar para Kryeministrisë rreth orës 17:45 ka nisur një protestë e shoqërisë civile për të marrë në mbrojtje 25-vjeçaren Xhisiela Maloku, e cila u dhunua nga djali i deputetit të PS, Rrahman Raja.

Të pranishëm në këtë protestë janë përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, qytetarë të thjeshtë dhe familjarë me fëmijë që janë mbledhur për të dënuar dhunën e pushtetit dhe meshkujve ndaj femrave, e për të kërkuar drejtësi të barabartë.

Një nga anëtaret e shoqërisë civile në nisje të protestës u bëri thirrje qytetarëve që të sabotojnë OSBE në Twitter dhe në çdo rrjet social, pasi sipas saj në një lajm të shpërndarë nga zyrat e saj, u tha se këtë protestë e ka organizuar opozita dhe jo shoqëria civile.

“Kjo protestë është organizuar nga shoqëria civile dhe të gjithë të tjerët i janë bashkuar më pas me dëshirë…. Sabotoni OSBE, sepse diplomatët nuk mund të tallen me ne, as me dinjitetin e as me kurajon tonë. Rraja ka rrahur e përdhunuar pa pësuar gjë sepse ai është i fortë. Dhe pushteti është i të fortëve, i maskarenjve… të fortët janë kudo…”, tha ajo.

Protestuesit shigjetojnë qeverinë dhe politikën, si mburojat që ndalin ndëshkimin e të fortëve dhe kriminelëve, teksa policia i kërkon llogari vetëm qytetarëve të pambrojtur.

Baby Boo