Të paktën 12 të vdekur dhe mbi 400 të lënduar në tërmetin në Turqi


Të paktën 12 persona e kanë humbur jetën dhe mbi 400 janë lënduar në tërmetin në Turqi. Këtë e kumtoi pasdite Drejtoria për gjendje të jashtëzakonshme (AFAD) pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
Tërmeti me intensitet prej 6,6 ballëve sipas Shkallës së Rihterit ka ndodhur në ujërat e hapura në Detin Egje, tek vendi Seferhisar në Izmir.

Pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Turqinë dhe Greqinë në ora 11:51 minuta, vijuan tërmete prej 4,9 ballëve në ora 13:00 dhe 5,2 në ora 15:14 minuta.
Epiqendra e dy tërmeteve të fundit, sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen earthquaketrack.com,ishte në afërsi të ishullit Samos, në vetëm tridhjetë kilometra nga vendpushimi i njohur turk Kushadasi.

Baby Boo