Dhunë ndaj çdo të tretës grua në Maqedoni


Çdo e treta grua në Maqedoni është viktimë e dhunës si asaj fizike poashtu dhe asaj psikologjike. Kjo fotografi e shoqërisë në Maqedoni parashihet që të pësojë përmirësim me miratimin dhe zbatimin e Konventës nacionale për pengimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Në Qeveri, ajo pritet të miratohet në fund të korrikut. Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave dhe barazive gjinore thonë se nevoja për implementimin e kësaj konvente është tepër e madhe.

“Statistika e fundit që unë kam lexuar është se çdo e treta grua është viktimë e dhunës duke marrë parasysh se edhe dhuna psikologjike është një formë shumë serioze e dhunës po ashtu dhe e shpeshtë. Kjo konventë është sjellë si rezultat i përqidnjes serioze dhe statistikave që gjatë periudhës së kaluar ka treguar dhunë ndaj grave. Plani akcional parasheh një listë të gjatë të ligjeve të cilat duhet të pësojnë ndryshime, Ligji aktual për pengimin e dhunës në fmailje, ligji për procedurë penale, Ligji për ndërprerje të shtatzanisë, ai për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, të gjithë këta aspekte nga sfera të ndryshme duhet të miratohen – deklaroi Natasha Boshkova, Shoqata “Margjinat”.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pranojnë se Maqedonia nuk ka kapacitete për mbrojtje institucionale të viktimave të dhunës, ndërkaq zotohen se në periudhën që vjen ky dikaster do të krijojë kushtet e para për zbatimin e kësaj konvente.

 Më e rëndësishme për të gjithë ne, është që të hyjmë në operimin dhe përgatitjen e Maqedonisë me shërbime dhe rregullativë Ligjore e cila do të jepë bazë për koordinim të tërësishëm në pjesën e prevenimit, mbrotjes dhe pengimit të dhunës ndaj grave – tha Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

 Diku ka sportele, diku nuk ka këshillues, dikund ka Qendër për mbrojtje të dhunimit seksual por nuk ka sportele, kështu të gjithë këta çështje ne me të vërtetë besoj se gjatë pesë viteve të ardhshme do të duhet t’i rregullojmë dhe në çdo rajon të kemi të paktën një paket të të gjithë këtyre shërbimeve – u shpreh Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndër të tjera ky plan aksional parasheh që nga buxheti i shtetit të ndahen mjete për krijimin e Qendrave për mbrojtje nga dhuna në familje, krijimin e Qendrave të krizës si dhe Qendrave këshilluese për viktimat e dhunës në familje. Pos kësaj, konventa parasheh që nëpër tekstet shkollore të ketë materiale të posaçme kundër diskriminimit gjinor.

Vjollca Aliti

Baby Boo