“Dhuna në Qendër” vazhdon më 30 gusht me dëshmitarë të rinj


Me dëgjimin e dëshmitarëve, gjykimi për lëndën “Dhuna në Komunën Qendër” të PSP-së do të vazhdojë më 30 gusht.

Nës eancën e sotme, në të cilët të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, këshilltarja e VMRO-DPMNE-së në atë kohë, Daniella Rangellova dhe disa të tjerë të ciltë ishin pjesë e turmës e cila më 10 qershor të vitit 2013 protestoi para Komunës Qendër, u dëgjuan dy ish-këshilltarë të Komunës Qendër nga koalicioni i kryesuar nga LSDM.

Jovan Tagasovski dhe Darko Gigoski dëshmuan për momentet kur në mbledhjen e Këshillit të Komunës Qendër hynë disa qytetarë të cilët, sipas tyre, kishin për qëllim ta ndërpresin mbledhjen.

Dëshmitari Tagasovski i pyetur për ngjarjet në mbledhjen e Këshillit, tha se i kujtohet se një grup njerëzish me gjuajtje të gjësendeve të forta i kanë sulmuar këshilltarët prej të cilëve një kolege e tyre ishte lënduar, ndërsa nga ajo që kishte arritur të marrë vesh, tha se ata protestonin për shkak të vendimit për rrënim të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” në Qendër. Ai ka tentuar t’u thotë se pikë të tillë në rend dite nuk ka dhe se nuk ekziston kurfarë rrënimi i kishës.

Dëshmitari Gigoski pati pikëpamje të ngjashme për ngjarjen e atëhershme, por për dallim nga Tagasovski, ai njohur tre në gjykatë të cilët atëherë kishin marrë pjesë në grupin i cili kishte hyrë në mbledhjen e Këshillit të Komunës Qendër.

Në fillim të seancës së sotme i akuzuari Gruevski u vonua pesëmbëshjetë minuta, ndërsa avokati Dimitar Dangov e njoftoi gjykatësin se ai për një kohë të shkurtë do të arrijë në gjykatë. prokurorja Fatime Fetai reagoi dhe kërkoi nga gjykatësi që i akuzuari të sillet me forcë. Pas një kohe të shkurtë Gruevski arriti dhe u paralajmërua nga gjykatësi për vonesën.

Baby Boo