Dhjetëra ushtarë serbë të lënduar, rrokulliset autobusi që po i transportonte


Një autobus me ushtarë serbë është rrokullisur, duke sjellë dhjetëra të lënduar.

Autobusi që ishte duke transportuar pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë është rrokullisur sot tek ura Przar, afër Vranjës, raportojnë mediat serbe.

Deri te fatkeqësia e trafikut erdhi te cepi i rrugës, kur autobusi po kthehej nga baza.

Incidenti ka lënë 23 persona të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, por që nuk ka viktima.

Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse aktualisht është duke u mbikëqyrur gjendja e të lënduarve, transmeton Lajmi.net

“Telegraf.rs” raporton se fatkeqësia më e madhe është shmangur, duke marrë parasysh terrenin e rrezikshëm që ka kërkuar 10 automjete të ndihmës emergjente.

Baby Boo