Dhjetëra të shtëna me top! Erdogan pret Vuçiqin në Ankara


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka pritur me një ceremoni zyrtare presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton Anadolu.

Automjeti i presidentit Vuçiq u prit përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në hyrjen e protokollit.
Presidenti Erdogan e priti homologun e tij serb në hyrjen kryesore të kompleksit presidencial. Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale të dy presidentëve, u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve.

Liderët do të zhvillojnë një takim dypalësh dhe më pas do të marrin pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Baby Boo