Dhjetë aksidentet në Shkup, tetë persona të lënduar

Tetë persona kanë marr lëndime të lehta trupore nga gjashtë aksidentet nga gjithsej dhjetë çka kanë ndodhur në natën e kaluar në Shkup, ndërsa në katër janë regjistruar dëme materiale.

Baby Shop Charli

Nga MPB njoftojnë se dje në komunikacion ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkelësve të ligjit. 57 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë e duhur, tetë vozitës kanë kaluar në semaforin me ngjyrë të kuqe, dy nuk kanë dhënë përparësi kalimi.

Nga komunikacioni janë shkyçur shtatë vozitës të cilët kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, 19 vozitës para se të marrin patentë për vozitje, tre vozitës fillestar, si dhe 15 vetura të paregjistruar.

Me ndihmën e merimangës janë larguar 61 vetura të cilët nuk kanë qenë të parkuara në rregull.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors