Bilall Kasami: “Bashkimi me Alternativën i mundshëm, më shumë gjëra na bashkojnë se që na ndajnë”


Sot në emisionin e “Pastel” në TV21 i ftuar ishte kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me bashkëshorten e tij Ajshen. Në emision u bisedua më shumë për jetën e Bilall Kasamit jashtë politikës. Por nuk munguan edhe pyetjet pikante.

Kasami u vendos në sfidë me lojën me TABASCO.
TV21: Më mirë një lugë TABASCO apo një ribashkim me Alternativën?
Bilall Kasami: “Tabascon kot e ke, patjetër që ribashkim me Alternativën. E kanë derën e hapur gjithmonë”.
TV21: Do të ketë bashkim me Afrim Gashin?

Bilall Kasami: “Afrim Gashi çdo herë e ka pasur dhe e ka derën hapur që të ulemi dhe të flasim për të ardhmen e përbashkët të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Pa marrë parasysh ndarjen, çdo ndarje e ka një bashkim, edhe unë besoj që më shumë gjëra ka që na bashkojnë se që na ndajnë”.

Baby Boo