Dezinformoi për COVID-19, Twitter i bllokon llogarinë djalit të Trump-it


Twitter bllokoi llogarinë e djalit e presidentit amerikan, Donald Trump për 12 orë.
Ky bllokim u bë pasi Donald Trump Junior kishte postuar një video ku diskutohej për përfitimet e Hydroxychloroquine.
Disa, përfshirë Presidentin Trump, kanë sugjeruar që ilaçi funksionon si një masë parandaluese kundër koronavirusit pavarësisht studimeve mjekësore që tregojnë të kundërtën.

Twitter tha se postimi kishte shkelur rregullat e tij të dezinformimit për Covid-19.
“Ne ndërmarrim veprime në përputhje me politikën tonë”, tha Twitter për BBC-në.
Donald Trump Junior edhe pse nuk mund të bëjë postime për një kohë, ai mund ta shfletojë Twitter-in.
Ky rrjet social tha se ka ndërmarrë të gjitha masat për të luftuar dezinformatat për koronavirusin.

Baby Boo