Kovaçevski: Nëse do të futesha në listën e zezë të SHBA, do ta konsideroja si humbjen më të madhe në karrierën time


Nëse kryeministri Kovacevski do të futej në listën e zezë në SHBA, do ta konsideronte si humbjen më të madhe në karrierën e tij, tha sot kryeministri Dimitar Kovacevski i pyetur për një koment pasi emri i kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko u shfaq në listën e zezë të SHBA-ve.

“Nëse e gjej veten në listën e zezë të SHBA-ve, si person që një pjesë të shkollimit e ka përfunduar në SHBA, jo që do të jap dorëheqje, por do ta konsideroj humbjen më të madhe në karrierën time personale dhe profesionale”, tha Kovaçevski.