Deutshe Welle: Abdylmenaf Bexheti një ndër kandidatët më serioz për kryeministrin e parë shqiptar


Afatet po ikin – po ngushtohet rrethi i kandidatëve që mund të qëndrojnë në krye të Qeverisë teknike, e cila do të udhëheqë vendin 100 ditë para zgjedhjeve shkraun Deutshe Welle. Duke marrë parasysh marrëveshjen e koalicionit mes LSDM-së dhe BDI-së, vendi duhet të marrë kryeministrin e parë shqiptar që do të ulet në karrigen e nxehtë në fund të janarit 2024. Një nga një, kuadrot më të shquar të BDI-së e hedhin poshtë publikisht mundësinë për të qenë kandidatë për kryeministri shqiptar. Së pari zëvendëskryeministri Artan Grubi e më pas ministri i Financave Fatmir Besimi hodhi poshtë një kombinim të tillë. Avokati i Popullit, Naser Ziberi, ka konfirmuar se i është ofruar dorë për bashkëpunim nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, por ofertën e ka refuzuar. Akademik Abdulmenaf Bexeti përmendet ndër emrat e kandidatëve më seriozë, ndërsa përflitet mundësia që Maqedonia e Veriut të marrë një kryeministre femër.

Shkrimi Deutshe Welles

Baby Boo